←

Kushtet e Shërbimit

Përditësuar më 8 Tetor 2026

Bunjamini Pika është programi shpërblyes i Bunjamini (Rruga për hyrje të qytetit P.N., Mitrovicë, Kosovë) për konsumatorët që blejnë dhe përdorin produktet tona. Me kodet nga produktet fitoni pikë, e me pikët merrni dhurata.

Duke krijuar llogari ose duke përdorur aplikacionin, ju pranoni këto kushte dhe Politikën e Privacisë. Nëse nuk pajtoheni, ju lutemi mos e përdorni programin.

Çdo person mund të ketë vetëm një llogari, të lidhur me numrin e vet të telefonit. Të dhënat që jepni duhet të jenë të sakta, sidomos emri, telefoni dhe adresa për dërgesë.

Fjalëkalimin mbajeni sekret. Ju jeni përgjegjës për veprimet që bëhen me llogarinë tuaj. Nëse dyshoni se dikush tjetër e përdor, ndryshoni fjalëkalimin dhe na lajmëroni.

Mund ta verifikojmë llogarinë tuaj. Llogaritë e dyfishta të të njëjtit person mund të çaktivizohen.

Pikë fitoni me kodet unike në etiketat e produkteve të Bunjamini. Secili kod vlen vetëm një herë: pasi të shtohet në një llogari, nuk mund të përdoret më.

Në regjistrim merrni 10 pikë mirëseardhjeje. Për të porositur dhuratë duhet të keni shtuar së paku një kod nga një produkt (ose llogaria të jetë e verifikuar nga ne).

Pikët nuk kanë vlerë në para, nuk këmbehen me para dhe nuk kalohen te llogari tjetër. Pikët e shtuara gabimisht ose me mashtrim mund t'i korrigjojmë ose t'i heqim.

Kodet shtohen duke skanuar QR kodin ose duke e shkruar kodin. Për mbrojtjen e programit:

Dhuratat, pikët që nevojiten dhe modelet a madhësitë e ofruara mund të ndryshojnë dhe vlejnë deri në shterim të sasive. Fotot janë ilustruese.

Kur porositni dhuratë, pikët zbriten menjëherë nga llogaria. Dhurata dërgohet zakonisht brenda 7 deri në 10 ditë në adresën që keni dhënë; gjendjen e dërgesës e shihni te Dhuratat e mia.

Nëse një porosi anulohet nga ne, pikët kthehen në llogarinë tuaj. Për adresë të pasaktë ose kur dërgesa nuk mund të dorëzohet, do t'ju kontaktojmë në telefonin e llogarisë.

Në këto raste mund ta bllokojmë llogarinë, t'i anulojmë pikët dhe porositë e hapura, dhe sipas nevojës të lajmërojmë autoritetet.

Mund t'i ndryshojmë këto kushte ose rregullat e programit. Ndryshimet e rëndësishme i njoftojmë në aplikacion para se të hyjnë në fuqi. Nëse e vazhdoni përdorimin pas kësaj, i pranoni kushtet e reja.

Nëse programi përfundon, do ta njoftojmë paraprakisht në aplikacion dhe do t'ju lëmë kohë t'i përdorni pikët.

Përpiqemi që aplikacioni të punojë pa ndërprerje, por nuk mund ta garantojmë këtë gjithmonë (p.sh. gjatë mirëmbajtjes ose për shkaqe teknike). Për aq sa e lejon ligji, nuk mbajmë përgjegjësi për dëme të tërthorta nga përdorimi i aplikacionit.

Për këto kushte vlen ligji i Republikës së Kosovës. Mosmarrëveshjet përpiqemi t'i zgjidhim fillimisht me marrëveshje; përndryshe ato i zgjidh gjykata kompetente në Kosovë.

Bunjamini, Rruga për hyrje të qytetit P.N., Mitrovicë, Kosovë

Telefoni: +383 49 900 193

Email: [email protected]

Kushtet e Shërbimit • Politika e Privacisë