←
Politika e Privacisë
Përditësuar më 8 Tetor 2026
1. Kush jemi
Për të dhënat tuaja në programin Bunjamini Pika përgjigjet Bunjamini, Rruga për hyrje të qytetit P.N., Mitrovicë, Kosovë. Të dhënat i përpunojmë sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.
Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në [email protected] ose na telefononi në +383 49 900 193.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
- Llogaria: emri, mbiemri, numri i telefonit, shteti, qyteti, adresa, kodi postar dhe profesioni. Fjalëkalimi ruhet vetëm në formë të koduar, që as ne nuk mund ta lexojmë.
- Programi: kodet që shtoni (me datë dhe orë), pikët, dhuratat që porositni, adresa dhe personi kontaktues për dërgesë, si dhe njoftimet që ju dërgojmë në aplikacion.
- Siguria: adresa IP dhe koha e hyrjeve, e regjistrimit, e kërkesave për fjalëkalim të ri dhe e kodeve të gabuara.
- Shënimet e stafit: stafi ynë mund ta verifikojë llogarinë dhe të shënojë komente të brendshme, p.sh. për një dërgesë.
Kamera përdoret vetëm për të lexuar QR kodin në pajisjen tuaj. Nuk ruajmë as nuk dërgojmë foto apo video.
3. Pse i përdorim
- për llogarinë tuaj, pikët dhe dhuratat, si dhe dërgesën e tyre;
- për kodin me SMS kur kërkoni fjalëkalim të ri;
- për sigurinë e llogarive dhe mbrojtjen nga mashtrimi dhe keqpërdorimi;
- për t'ju kontaktuar rreth porosive dhe për njoftimet në aplikacion;
- për statistika të brendshme të përmbledhura, p.sh. sa kode shtohen çdo muaj.
Të dhënat tuaja nuk i shesim dhe nuk i përdorim për reklama të palëve të treta.
Baza ligjore: marrëveshja me ju për pjesëmarrje në program, interesi ynë i ligjshëm për sigurinë e programit, dhe detyrimet ligjore kur ka të tilla.
4. Me kë i ndajmë
Vetëm me ata që na ndihmojnë ta ofrojmë shërbimin, dhe vetëm aq sa u nevojitet:
- ofruesi ynë i serverit (në Bashkimin Evropian): serveri ku ruhen aplikacioni dhe të dhënat;
- Cloudflare: mbrojtja dhe shpejtësia e faqes, trafiku kalon përmes tyre;
- Sent.dm: dërgimi i kodit me SMS (vetëm numri i telefonit dhe kodi);
- shërbimi postar ose korrieri: emri, adresa dhe telefoni për dërgesën e dhuratës;
- autoritetet, kur këtë e kërkon ligji.
Disa nga këta ofrues i përpunojnë të dhënat jashtë Kosovës (në BE ose në SHBA), me masa mbrojtëse të përshtatshme.
5. Sa kohë i ruajmë
- të dhënat e llogarisë, pikët dhe dhuratat: sa kohë që llogaria është aktive; pas kërkesës suaj për fshirje i fshijmë ose i anonimizojmë, përveç atyre që duhet t'i ruajmë me ligj;
- regjistrimet teknike të serverit: deri në 14 ditë;
- të dhënat e sigurisë në llogari (p.sh. hyrjet dhe kërkesat për fjalëkalim): aq sa nevojiten për mbrojtjen e llogarive;
- kodi me SMS: vlen vetëm 10 minuta.
6. Cookies
Përdorim vetëm një cookie të domosdoshme, që ju mban të kyçur në llogari deri në 12 muaj ose derisa të dilni. Nuk përdorim cookies për reklama apo për ndjekje.
7. Të drejtat tuaja
- të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja;
- t'i ndryshoni ato: shumicën vetë te Llogaria ime, të tjerat duke na kontaktuar;
- të kërkoni fshirjen e llogarisë dhe të të dhënave;
- të kundërshtoni përpunimin ose të kërkoni kufizimin e tij.
Për këto na kontaktoni në adresat më sipër; përgjigjemi brenda 30 ditëve. Keni të drejtë të ankoheni edhe në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) të Kosovës.
8. Siguria
Lidhja me aplikacionin është e enkriptuar (HTTPS), fjalëkalimet ruhen të koduara, tentimet e gabuara kufizohen dhe qasje në të dhëna ka vetëm stafi që i nevojiten për punë.
9. Ndryshimet
Kur e ndryshojmë këtë politikë, data më lart përditësohet; ndryshimet e rëndësishme i njoftojmë në aplikacion. Shihni edhe Kushtet e Shërbimit.